Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri djeg kabllot, Gjiri i Lalzit pa drita

Shkruar nga Newsbomb

OSHEE njofton se një zjarr i rënë në zonën e Hammallajt ka shkaktuar djegien e kabllove elektrike dhe si për pasojë ka mbetur pa drita një zonë e Gjirit të Lalzit.

Aktualisht janë marrë masat dhe po punohet për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.

Njoftimi:

Për shkak të rënies së një zjarri në zonën Hamallaj, u dëmtua linja e tensionit të mesëm (pjesë e fidrit F7 që lidh nst Sallmone me Gjirin e Lalzit, 15 km i gjatë).

Djegia e kabllove la pa drita fshatin Lurë në Gjirin e Lalzit.

Grupet e OSHEE Durrës kanë marrë masat e nevojshme për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll