Hapësire reklamuese

Politikë

“Zjarrfikësit përfitojnë rrogën e 13-të”, Balla jep lajmin e mirë dhe për policët

Shkruar nga Newsbomb
“Zjarrfikësit përfitojnë rrogën e 13-të”,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një lajm të mirë për zjarrëfikësit dhe punonjësit e policisë së Shtetit.

Balla është shprehur se zjarrrëfikësit do të marrin rrogën e 13-të, ndërsa ata që shërbyen në Greqi gjatë zjarreve përfitojnë dy paga.

Ai po ashtu është shprehur se në Këshillin e Ministrave qeveria ka miratuar ligjin në lidhje me pagesën e ushqimit të punonjësve të policisë gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës dhe po ashtu dhe gjatë gjithë kohës të angazhimit të tyre në misione, operacione dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.

Ndër të thjera ministri tha se nga trajtimi me pagë i ushqimit, do të përfitojnë 9664  punonjës policie.

“Doja të ndaja me ju dhe publikun një sërë vendimesh të rëndësishme që kemi marrës sot. Së pari dua që të informoj punonjësit e policisë se qeveria shqiptare sapo ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh ndaj punonjësve të policisë së shtetit, i cili lidhet me pagesën e ushqimit të punonjësve të policisë gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës dhe po ashtu dhe gjatë gjithë kohës të angazhimit të tyre në misione, operacione dhe përballimin e situatave të emergjencave civile. 22 ditë pune në muaj, punonjësi do të marrë pagesë për një vakt. Pra, rreth 264 pagesa në vit, do të marrë një pagesë prej gati 118 mijë lekë të reja, Detyrim për 2023. Shpërblimi më i madh që  mund të ketë marrë një punonjës policie, por vlerësojmë maksimalisht punën e punonjësve të policisë së shtetit.

Nga trajtimi me pagë i ushqimit, do të përfitojnë 9664  punonjës policie. Kemi dashur ta bëjmë më herët, por tani për shkak të forcimit të ekonomisë. Në këto kushte të reja, ne kemi mundësinë që ky shpërblim këtë vit, në 2024 kjo do të jetë një politikë. Gjithashtu dua t’ju informoj se në rastet e angazhimeve në operacione, pagesa është më e lartë.

Shpërblim për zjarrfikësit të angazhuar në një situatë të vështirë që kaluam gjatë kësaj vere me zjarret. Qeveria do t’i transferojë bashkive fondit, që para natës së Viti të Ri të marrin shpërblimin e një page mujore. Dy paga për ata që u angazhuan në zjarrin në verë në Greqi”, tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese