Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarrfikësit e Tiranës ndërhyjnë në kohë, izolojnë dhe shuajnë flakët brenda dyqanit te tregu Selitës: Nuk preket asnjë biznes tjetër (PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb

Gatishmëria dhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Tiranës ka parandaluar një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të tjera. Sapo janë lajmëruar për zjarr në një dyqan të vogël brenda tregut të Selisë, shërbimi zjarrfikës ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje.

Flakët janë izoluar dhe shuar në kohë rekord dhe pa lënë mundësinë që zjarri të prekte dhe bizneset e tjera që janë aty. Siç shihet nga pamjet por dhe nga organizimi i brendshëm i tregut ushqimor, bizneset janë ngjitur me njëra-tjetrën por gatishmëria dhe profesionalizimi i zjarrfikësve ka bërë të munduar shuarjen në kohë të flakëve.

Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende. Njoftim ka lëshuar më herët dhe Policia e Tiranës.

"Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.