Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Zjarrfikësit e Rinasit mbërrijnë te ‘Casa Italia’, eksperti: Matëm tempetarurën, është 1 mijë gradë celcius

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup vullnetarësh kanë mbërritur në qendrën tregtare “Casa Italia”, për të ndihmuar zjarrfikësit që të shuajnë zjarrin në magazinën e madhe.

Ata po punojnë gjithashtu për gjetjen e trupit të shefit të sigurisë 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili shkoi për të nxjerrë punëtorët dhe mbeti në magazinë që po shkrumbohet nga flakët prej dy ditësh.

Ai ka deklaruar për mediat se temperatura në godinë ka shkuar afërsisht 1 mijë gradë.

“Ende zjarret janë të rrezikshme. Kjo punë  e kërkimit është problem se jena duke u marrë me fikjen e zjarrit. Gërmadhat duhet pastruar. Unë kam informacion për një person aty. Dje kemi bërë një matje që ka qenë 1 mijë gradë celcius”,- tha Arben Statofsi.

I pyetur se pse nuk po fiket zjarri që prej dy ditëve, ai ka shtuar se kjo vjen për shkak të materialeve të djegshme që ndodhen në magazinë.

“Shumë materiale të ndezshme që kanë qenë aty në hapësirën e magazinës. Ka qenë e tej ngarkuar me material. Qasja tek zjarri është shumë e vështirë. Rafte ka dhe mure që janë shembur. Avancimi është shumë i vështirë. Nëse ke rroba dhe këpucë në trashësi një metër është e vështirë. Zjarrin brenda nuk e kemi fikur. Besoj që diku gjatë ditës së sotme do përfundojmë. Godina nuk rrezikon intensiteti i madh është kaluar”,- tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img