Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Zjarrfikësi hero që shpëtoi foshnjen 3 muajshe në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mëngjesin e sotëm garazhi i një pallati në zonën e “Fresk-ut” u përfshi nga flakët, me banorët që u detyruan të evakuoheshin menjëherë.

Mes banorëve ishte edhe një foshnje 3 muajshe, që për ta shpëtuar nga asfiksia forcat zjarrfikëse vendosën që ta evakuonin nga ballkoni. Zjarrfikësi Klevis Qato e mori në krahë foshnjen e mbështjellë me batanije dhe e zbriti në tokë.

Teksa zbriste shkallët me foshnjen në duar, të gjithë sytë e banorëve ishin te ai, që dukej si një SUPER-HERO që kishte ardhur për t’i shpëtuar jetën vogëlushit. Ai tregon se vogëlushi ishte në gjumë deri në mes të rrugës, ndërsa më pas u zgjua për të parë heroin që po i shpëtonte jetën.

Ky është Klevis Qato, HEROI që shpëtoi foshnjen 3 muajshe mëngjesin e sotëm.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img