Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarrfikës nga Durrësi dhe vullnetarë drejt Krujës, Peleshi thirrje qytetarëve: Kujdes me ndezjen e zjarreve, ligji parashikon dënim

Shkruar nga Newsbomb
Zjarrfikës nga Durrësi dhe vullnetarë drejt Krujës, Peleshi

67 efektivë dhe 7 mjete të emergjencave civile u angazhuan për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të zonës së Krastës në Krujë, por vatra e zjarrit është riaktivizuar sërish ditën e sotme.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se drejt vendngjarjes janë nisur edhe zjarrfikëse nga Durrësi ndërsa në ndihmë të forcave kanë shkuar edhe vullnetarë.

Peleshi i bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me ndezjen e zjarreve, pasi përbën vepër penale në rast se është e qëllimshme.

“67 efektivë dhe 7 mjete nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe Forcës Tokësore janë angazhuar për shuarjen e vatrës së zjarrit në malin Tole, në zonën e Krastës, në Krujë. Kjo vatër ishte fikur një ditë më parë, por sot janë aktivizuar vatra të reja. Në ndihmë të efektivëve ka shkuar edhe një ambulancë. Në zonë ndodhen edhe forca të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit nga Durrësi dhe Kruja si dhe punonjës të administratës vendore dhe vullnetarë.

Përsërisim edhe një herë thirrjen dretjuar qytetarëve të bëjnë kujdes me ndezjen e zjarreve, të lajmërojnë në kohë për vatrat që evidentojnë, në mënyrë që të parandalohet në kohë përhapja e tyre. Ligji parashikon dënim për ata që ndezin qëllimisht zjarre”, shprehet ministri Peleshi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll