Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Zjarrfikës i sherreve tona të egra politike”, Patozi shkruan për ikjen e Bashkim Finos: Ka lënë një zbrazëti jo të vogël në atë cepin e vet të politikës

Shkruar nga Newsbomb
“Zjarrfikës i sherreve tona të egra politike”, Patozi

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Patozi e cilëson Finon si “një zjarrfikës i sherreve tona të egra dhe të pazakonta”, në debatet në Kuvend dhe mes partive. Ndër të tjera Patozi shton se ikja e tij ka lënë një zbrazëti në politikën shqiptare.

Mesazhi i Astrit Patozit:

NJË ZJARRFIKËS I SHERREVE TONA TË EGRA DHE TË PAZAKONTA

Bashkim Finon do ta mbaj mend si kundërshtarin në parlament, që nuk të linte ta harroje. Pasi shfaqej vrullshëm dhe papritur herë pas here, edhe pse nuk shquhej për protagonizëm të sforcuar.

Nuk e di pse i kishte caktuar vetes një si rol gardiani, sa herë trajtoheshin tema të pushtetit lokal, pasi në ato raste kthehej në problem edhe për të tijët.

Por mendoj se ai do të kujtohet më shumë për sensin e veçantë të humorit dhe për kujdesin e vazhdueshëm për të fikur zjarre në debatin gjithmonë të ndezur të politikës sonë agresive, jo vetëm në stinë fushatash.

Sot mora vesh se Bashkimi nuk ia doli dhe mendova se ai ka lënë një zbrazëti jo të vogël në atë cepin e vet të politikës, të cilin besoj se e kishte zënë pa kapërcyer mbi të tjerët. U prehtë në paqe!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll