Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Zjarrëvënia e qëllimshme në bujtinën në Theth, reagon Ilir Beqaj: Ky është atentat për të gjithë Dukagjinin, Gëzimi investoi kursimet e 20 viteve në emigracion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme disa persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën një bujtine në Theth në pronësi të biznesmenit Gëzim Olaj.

Dëmi i llogaritur nga djegia e bujtinës arrin në 3 milionë euro, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Deputeti socialist Ilir Beqaj, i cili kandidon në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar pas kësaj ngjarje të rëndë, duke thënë se ajo që ndodhi është një atentat për të gjithë Dukagjinin.

“Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thorë. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Po ndërton aty një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një atentat për të gjithë Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq. Kërkoj nga strukturat e policisë të bëjnë hetime sa më të plota. Me mendje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe force”, shkruan Ilir Beqaj.


Më shumë


spot_img









spot_img