Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarret s’kanë të ndalur, në Mallakastër dhe Selenicë flakë të mëdha, në Lezhë po bëhet “nami” e në Fier rrezikohet pylli (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret s’kanë të ndalur, në Mallakastër dhe

Zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër vijon të përhapet në zona me terren të vështirë. Por pavarësisht kësaj puna vazhdon nga autoritetet përkatëse.

Fatmirësisht nuk ka banesa që rrezikohen nga flakët, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre. Gjithashtu edhe fshati Gorishtë në Selenicë është përfshirë nga flakët ditën e sotme duke bërë që të digjen ullishtet dhe ispërfaqe të tëra toke.

Burime bëjën me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi pranë puseve të naftës dhe se vatra është aktive prej më shumë se një orë në këtë zonë. Ndërkohë një zjarr i madh ka përfshirë edhe zonën e Lalmit në Lezhë. Flakët po rrezikojnë fshatin, pasi era favorizon përhapjen e tyre, ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Edhe në fshatin Vadhizë në Fier ka rënë zjarr. Ndërhyrja e forcave të policisë dhe të zjarrfikëses duke përdorur edhe mjete rrethanore kanë bërë të mundur eleminimin e zjarrit nga banesat. Zjarri po vijon në drejtim të pyllit dhe forcat e Policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për vënien në kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll