Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Zjarret përfshijnë vendin, Peleshi viziton bazën ushtarake të Pashalimanit: Situata serioze në Karaburun, shprehim solidaritet me shtetin turk

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi sot ka vizituar bazën ushtarake të Pashalimanit, e cila është rrezikuar nga zjarret që kanë përfshirë së fundmi Vlorën.

Peleshi tha se të gjitha vatrat e zjarrit në vend, përfshirë Ksamilin, Mamurrasin dhe fshtatrat e Fierit janë shuar dhe e vetmja vatër seriozise e cila vijon të jetë aktive është ajo e Karaburunit.

Gjithashtu ministri, është solidarizuar edhe me vendet tona fqinje,  Greqinë dhe Turqinë të cilat prej ditësh po luftojnë me zjarret që kanë përfshirë vendet e tyre.

“Dua t’ju falenderoj sepse keni qenë në krye të detyrë dhe vijoni të jeni. Duke qenë se rrezikun akoma e kemi prezent, do të vazhdojmë punën me intensitet dhe presim të shuajmë flakët në pak orë. Por siç e thatë ju kushtet e motit janë të të paparashikueshme. Solidarizohem me vendet fqinj, me Greqinë dhe Turqinë, por sidomos me shtetin turk. Dhjetëra të lënduar janë atje.

Solidarizohem me ta dhe i shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre. Deri tani e kemi menaxhuar me sukses, s’kemi pasur të lënduar, djegie banesash. Situata e rënduar ku rrezikoheshin dhe banesat ishte në Ksamil, por fatmirësisht zjarret atje janë neutralizuar. Kemi tejkaluar situatën e vështirë në fshatrat e Fierit. Në orët e para të mëngjesit është fikur dhe zjarri në Mamurras.

Tani e vetmja vatër serioze është Karaburuni. Siç e thatë dhe ju, kemi shmangur prekjen e Parkut të Llogarasë. Kemi rreth 60 fluturime të helikopterit deri më tani, që ka dhënë impakt të jashtëzakonshëm. Por punën që kanë bërë forcat e armatosura, është e pazëvendësueshme, në këtë zonë që flakët cënuan dhe bazën e Pashalimanit. E vetmja vatër aktive serioze në vend është Karaburuni, ku do të jemi të përqendruar me forca ajrore, tokësore, për neutralizimin e tyre”, tha Peleshi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img