Hapësire reklamuese

Politikë

Zjarret në vend, reagon ministri Balla: Të mbrohen zonat e banuara

Shkruar nga Newsbomb

Sot disa vatra zjarri në vend kanë dalë nga kontrolli duke djegur me dhjetëra hektarë tokë dhe bimësi, sidomos në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç.

Me anW të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se po punohet për shuarjen e flakëve, dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Më tej, ai bën me dije se autorit të dyshuar të kësaj zjarrvënie i janë vënë prangat. 

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati.

Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”- shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese