Hapësire reklamuese

Politikë

Zjarret në vend, Kryemadhi replikon me Ramën: Asnjë nga katër helikopterët “Cougar” nuk fluturon, janë në servis

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret në vend, Kryemadhi replikon me Ramën: Asnjë nga

Asnjë nga katër helikopterët “Cougar” të Forcave të Armatosura nuk është në gjendje pune, çka e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen me ujë nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se tre helikopterë ndodhen në Poloni dhe Itali në servis, ndërsa i katërti ndodhet në Farkë por nuk mund të fluturojë pasi ka rrjedhje vaji.

Ajo sfidon kryeministrin Edi Rama, siç thotë “meqënëse ka më shumë qef llafet se faktet”, të reagojë për situatën.

Shkrimi i Kryemadhit:

Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë:

Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë "Cougar".

Aktualisht sot:

2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar.

I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca.

Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.

Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë "As" të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako.

Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135.

Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll