Hapësire reklamuese

Bota

Zjarret në Kaliforni, 15 të vdekur, 500 mijë banorë lënë shtëpitë

Shkruar nga Newsbomb

Kalifornia është duke u përballur me një zjarr të përmasave që po shkatërron territorin federal, në veri të Sakramentos.

Zyrtarët e kanë klasifikuar situatën si më të rrezikshmen në gjithë historinë e këtij shteti.

Në bregun perëndimor në veri të Kalifornisë 500 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Zyra e Oregonit për Menaxhimin e Emergjencave tha se më shumë se 10% e popullsisë janë evakuar dhe numri vazhdon të rritet.

Zjarrfikësit nga të gjithë Shtetet e Bashkuara janë duke ndihmuar për ndalimin e flakëve masive dhe  prioriteti i tyre është sigurimi i jetës së njerëzve. Më shumë se 100 zjarre në të gjithë 12 shtetet perëndimore dogjën 4.3 milion hektarë.

I quajtur Zjarri Kompleks i Gushtit, zjarri aktual është një kombinim prej 37 zjarresh të nisura nga një rrufe në pyllin kombëtar të Mendocinos në 17 gusht, dhe deri tani vetëm 24% e tij është nën kontroll.

Zyrtarët federalë  thanë për CNN, se temperaturat janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë dhe erërat i kanë favorizuar më shumë. Tymi i madh pengon punën e helikopterëve anti-zjarr.

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve nga të cilët 10 në veri të Kalifornisë, por bilanci mund të rëndohet dhe më shumë pasi ndërhyrja e shpejtë është në kërkim të 16 personave që janë shpallur të zhdukur.

119283960_661432361415734_5310592563484472600_n.jpg

Sondazh

Poll