Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarret në ishullin e Sazanit, neutralizohet situata në fshatin Elgjin, marrin pjesë edhe 122 trupa të FA

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret në ishullin e Sazanit, neutralizohet situata në fshatin

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit. Sipas njoftimit të ministrisë mësohet se është bërë e mundur shuarja e zjarrit në fshatin Elgjin.

Në zonë ndodhen 54 efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur neutralizimin e situatës.

Në ishull ndodhen 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare dhe zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuarjen e flakëve.

“Rreth 54 efektivë të Forcave të Armatosura, forca të zjarrfikëses dhe banorë të zonës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh, në Mirditë. Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat. Vlerësime për punën e gjithkujt në emergjenca të tilla, ku nevojitet më së shumti bashkimi dhe vullnetarizmi”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.