Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Zjarret në Amazonë, Presidenti Bolsonaro autorizon Ushtrinë të ndërhyjë

spot_img

Lajme të ngjashëm

33672b34a0e662535018d87a644ccaf8

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarrit të madh që ka përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës.

Një dekret i lëshuar nga presidenti Bolsonaro, autorizon praninë e ushtarëve në hapësirat pyjore dhe në zonat kufitare në tërë rajonin.

Ky njoftim vjen pas një presioni të vazhdueshëm nga liderët evropianë.

Bolsonaro ka kritikuar reagimin e shteteve të tjera, duke theksuar se zjarri nuk mund të përdoret si pretekst për vendosjen e sanksioneve.

Këto deklarata vijnë pasi Franca dhe Irlanda thanë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje tregtare me shtetet e Amerikës jugore derisa Brazili nuk ndërmerr masa për zjarrin në Amazonë.

Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo ditën e hënë.

Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erëra të forta që kanë dërguar tymin e zjarreve të qyteteve Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore.

Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Bolsonaron për këtë situatë, duke thënë se ai ka inkurajuar prerësit e pyjeve dhe bujqit për shpyllëzim të tokës.

Bolsonaro mund të përballet me sanksione ndërkombëtare. Ministri i Financave i Finlandës, ka bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e mishit të Brazilit.

Amazona që ndryshe njihet si “mushkëritë e botës” ngadalëson ritmin e ngrohjes globale dhe është shtëpi e rreth tre milionë gjallesave dhe bimëve e kafshëve dhë një milion njerëzve indigjenë. /REL

Më shumë

spot_img