Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, evakuohen të sëmurët

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, evakuohen të

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në urgjencën e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Zjarri fillimisht ka rënë në bodrumin e urgjencës së re të QSUT-së.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e pacientëve të shtruar në urgjencë.

Nga zjarri janë krijuar shtëllunga tymi në të gjithë ambientin, për këtë arsye mësohet se të sëmurët për çështje sigurie po transportohen me ambulanca pranë spitalit të Sanatoriumit në Sauk.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që ka përfshirë ambientin e urgjencës së re të QSUT-së. Në vijim priten detaje te reja dhe njoftim zyrtar nga QSUT dhe policia e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese