Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën pasi ka rënë një zjarr në një spital në Irak, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një spitalin Al-Hussein në qytetin jugor të Nasiriya. Fatkeqësisht nga zjarri kanë humbur jetën më shumë se 50 persona që po trajtoheshin në këtë spital nga koronavirusi. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por dyshohet se është shkaktuar nga bombola e oksigjenit.
Herët në mengjes është bërë i mundur shuarja e flakëve, ndërsa kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhemi urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit.