
Një zjarr ka rënë në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.
Flakët kanë përfshirë dhomën e një mjeku dhe shkak mendohet të jetë bërë lënia ndezur e ngrohëses në dhomën e mjekut, e cila dyshohet se ka shkaktuar shkëndije elektrike. Zjarri është fikur në kohë rekord nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale," njofton policia e Shkodës.
Për arsye sigurie, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve u zhvendosën në ambientet më të sigurta të spitalit.