Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Zjarr në godinën e Drejtorisë Arsimore në Fier, evakuohen punonjësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme godinën dykatëshe të Drejtorisë Arsimore në Fier. Sipas informacioneve paraprake mësohet se policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar. Burime bëjnë me dije se të gjithë punonjësit janë evakuuar.

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty. Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img