Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Burrel. Raportohet se nga flakët janë përfshirë 5 banesa të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës në qytetin e Burrelit.
Fillimisht zjarri ka rënë në banesën e Sokol Skilës, por flakët janë përhapur edhe në katër banesa të tjera, dy prej të cilave në pronësi të Fatmir Bushatit dhe të Eltion Pjetrit.
Njoftimi i policisë:
"Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S. Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët", - njofton policia.”
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ne foto pamje nga zjarri qe ka perfshire 5 banesat ne Burrel
Nuk dihen ende rrethanat e përhapjes së flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.