Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Zjarr masiv natën vonë në Shkodër, vonon zjarrëfikësja dhe shkrumbohen dy lokale (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmë vonë në Shkodër.

Për pasojë, dy lokale janë shkrumbuar nga flakët. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 12.40 të mesnatës. Njoftimi është bërë publik nga vetë qytetarët, të cilët kanë postuar tek JOQ një video të ngjarjes.

Sipas qytetarëve, zjarrëfikësja është vonuar 15 minuta, ndonëse është njoftuar menjëherë, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

“Po ndodh tani në Shkodër, afër ambulancës. Janë djegur dy klube. Gjithë kjo fjalë dhe zjarrfikësit kanë vonuar 15 minuta, kur erdhën kishte marrë gjithë godina flakë. Nëse nuk arrijnë ta fikin në kohë rrezikohet banesa pranë. Jemi shtangur, shumë qytetar ndodhemi këtu dhe s’e kuptojmë pse u vonua zjarrfiksja. Shkak mendohet të ketë qenë tensioni i lartë, një shkëndijë elektrike”, shkruan qytetari.

 Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, ndërkohë që për shkak të vonesës së zjarrfikëses u rrezikuar edhe një shtëpi.

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FJETAOSHQEF%2Fvideos%2F10154862294418371%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img