Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr i madh tek ish-kabinat e pushimit në Durrës, flakët shkrumbojnë disa objekte në zonën e plazhit

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i madh tek ish-kabinat e pushimit në Durrës, flakët

Përfshihen nga flakët disa ish-kabina pushimi në Durrës, në zonën e quajtur Iliria. Zjarri fillimisht ka rënë në njërën prej kabinave dhe më pas u përhap në ato të tjerat, të pabanueshme.  

Si pasojë e përhapjes së flakëve u shkaktuan dëme të konsiderueshme në objektet e mësipërme. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll