Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr i madh në Malin e Tomorrit, flakët djegin pyllin me pisha në zonën e mbrojtur, kërkohet ndihmë me helikopter

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i madh në Malin e Tomorrit, flakët djegin pyllin me pisha

Një zjarr i madh ka rënë në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit. Flakët dhe tymi janë parë paraditen e sotme në lartësitë e malit ku ndodhet dhe vendi i shenjtë.

Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme pasi në zonë nuk ka banorë apo persona të tjerë. Nga flakët e mëdha që kanë shpërthyer po digjet një zonë e pyllëzuar e gjitha me pisha, ndërsa nga vendngjarja kërkohet ndihmë me helikopter nga ajri sepse zjarri rrezikon të përhapet më tej.

Duke qenë se zona ku ëhstë vatra e zjarrit është një terren i vështirë malor, ndërhyrja nga toka është e pamundur. Fillimisht, zjarri ka nisur në pyllin e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe rrezikohet gjithë Mali i Tomorrit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll