Zjarr i madh në Katalonjë, rrezikohen 20 mijë hektarë sipërfaqe me të mbjella

Publikuar tek: bota, më 08:30 28-06-2019 Zjarr i madh në Katalonjë, rrezikohen 20 mijë hektarë sipërfaqe me të mbjella Foto ilustruese

Një zjarr i madh ka shkatërruar mbi 6500 hektarë sipërfaqe në verilindje të Spanjës.

Qindra zjarrfikës dhe ushtarakë janë mobilizuar dhe po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm.

Zjarri që kishte filluar dje në mesditë në një pulari industriale pranë fshatit La Torre del Espanyol në provincën Tarragone, në Katalonjë ka sjellë mobilizimin e 350 zjarrfikësve dhe 230 ushtarakëve, si dhe rreth 15 njësi ajrore. Sipas shërbimeve të agjencisë pyjore në Katalonjë, origjina e zjarrit vjen për shkak të shfrytëzimit të shpendëve ose nga akumulimi i glasave të pulave që është fermentuar dhe shndërruar në një zjarr të papritur për shkak të temperaturave shumë të larta.

Sipas shefit të zjarrfikësve Antonio Ramos, një zjarr i kësaj madhësie në këtë rajon ka rënë vetëm 20 vite më parë.

Zjarri mund të prekë deri në 20 000 hektarë në këtë zonë të mbjellë me pemishte, ullinj dhe vreshta.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Twitter me rregulla të reja për postimet e politikanëve
Përplaset kamioni me autobusin, plagosen 40 nxënës »
Article Logic
Execution time: 0.011262893676758
array(1) { ["section"]=> string(83) "zjarr-i-madh-ne-katalonje-rrezikohen-20-mije-hektare-siperfaqe-me-te-mbjella-170110" }