Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr i madh në Fushë-Krujë, rrezikohet të digjet një banesë

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme, edhe pse këtë herë në Fushë-Krujë.

Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë kodrat e Dervinëve, ndërsa raportohet se nga zjarri rrezikohet të digjet një banesë.

Zjarri mësohet të jetë i përmasave të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi me ndihmën e erës.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll