Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i madh në Fushë-Krujë, merr flakë një vend-grumbillim gomash, rrezikohen magazina përreth

Shkruar nga Newsbomb

Një zjarr i madh ka rënë në Fushë-Krujë, në një vend-grumbullim gomash, në vendin e quajtur ish-SMT.

Mësohet se aty ka pasur goma automjetesh, dërrasa dhe mbetje të ndryshme.

Nga zjarri rrezikohen disa magazina rreth zonës që ndodhen në afërsi të vend-grumbullimit të materialeve.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i zjarrit, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll