Një zjarr i madh raportohet se ka përfshirë pak më parë ullishtet në fshatin Vajkan të Fierit.
Zjarri është pikasur nga banorët e fshatit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikëset.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë mundur të vënë nën kontroll një pjesë të vatrës së zjarrit që rrezikonte të digjte një lokal në Vajkan.
Vatra e zjarrit vazhdon të jetë akoma aktive, ndërsa deri tani janë djegur mbi 100 rrënjë ullinj.
Shkak i këtij zjarri dyshohet të jetë ndonjë cigare apo ndonjë pakujdesi.