Hapësire reklamuese

Rajoni

Zjarr i madh në Evia të Greqisë, jepet alarmi në Kretë dhe Rodos (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Greqia po përballet me vatra të mëdha zjarresh në shumë zona të ndryshme.

Dëmi ka qenë i konsiderueshëm ditën e djeshme në Varibop, në periferi të Athinës.

Ndërsa ditën e sotme një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në ishullin e Evias, ku janë djegur më shumë se 20 mijë hektarë nga flakët që janë përhapur me shpejtësi në më pak se 25 minuta.

Kryebashkiaku i Evias është shprehur për mediat greke se situata është jashtë kontrollit, dhe e pamenaxhueshme nga forcat zjarrfikëse që ndodhen aty, raporton newsbomb.al.

Tetë fshatra janë evakuuar në këtë zonë.

Autoritetet greke kanë dhënë alarmin për rrezik të madh nga zjarret në Chania të Kretës dhe në ishullin e Rodosit.

Në telefonat e qytetarëve në këto zona kanë mbërritur mesazhe paralajmëruese nga autoritetet greke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu