Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i madh në  Durrës, merr flakë godina e Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e sotme, godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga një zjarr i madh.

Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës së bashkisë, ndërsa flakët rrezikojnë seriozisht një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki.

Dyshohet se flakët mund të jenë përhapur nga një shkëndijë elektrike, por ende mbetet e pakonfirmuar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe zjarrëfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu