Zjarr i madh në Bangladesh, 8 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 07:04 18-02-2019 Zjarr i madh në Bangladesh, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr i madh përfshiu mbi 200 shtëpi në qytetin Çatogram të Bangladeshit, njoftuan autoritetet.

 

Zjarri shpërtheu në orët e para të 17 shkurtit, kur banorët ishin ende në gjumë, tha për Dpa Ali Ahmed, shef i Shërbimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes Civile.

Ai tha se nga ky incident po ashtu janë lënduar rreth 50 persona. Autoritetet thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.

Incidente të tilla marrin jetën e qindra personave çdo vit në Bangladesh, vend ku rregullat e sigurisë nuk respektohen sa duhet, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Mbi 1,100 punëtorë kishin humbur jetën në një fabrikë në kryeqytetin Daka më 2013, pasi ndërtesa kishte kolapsuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lind 7 foshnje, shënohet si rasti i parë në Lindjen e Mesme
»
Article Logic
Execution time: 0.010854959487915
array(1) { ["section"]=> string(45) "zjarr-i-madh-ne-bangladesh-8-te-vdekur-153190" }