Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në zonën muzeale të Gjirokastrës, stakohet energjia në gjithë qytetin: Digjet dhe një shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese, qendra e historike e Gjirokastres

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës, pranë kinemasë së qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka rënë në një depo pranë kinemasë së qytetit, ndërsa është djegur dhe një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëset e qytetit dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu, për të mos rrezikuar banorët nga ndonjë shkëndijë e mundshme elektrike, OSHEE ka stakuar elektricitetin në të gjithë qytetin. Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.