Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Zi në familjen Kujofsa, ndahet nga jeta në moshë të re, motra e aktores së njohur: Na more frymën, Aninuja ime që më la gjysmake

Shkruar nga Newsbomb

Zi në familjen Kujofsa, pasi kanë humbur vajzën e tyre të vogël.

Lajmin e hidhur kanë bërë me dije vetë aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa, e cila shkruan se motra e saj e vogël, Ani është ndarë nga jeta.

Nuk dihet shkaku i motrës së aktores, që u nda nga jeta në moshë të re.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…

Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë! Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa” shkruan aktorja në postimin e saj.

Aktorja me nenen dhe motren e vogel

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll