Hapësire reklamuese

Politikë

Zi në familjen e ish-presidentit Alfred Moisiu, ndahet nga jeta bashkëshorti i vajzës së tij

Shkruar nga Newsbomb
Zi në familjen e ish-presidentit Alfred Moisiu, ndahet nga jeta

Dhëndri i ish-presidentit Alfred Moisiu, Durim Ylli, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë familjarët në rrjetet sociale ku ndër të tjera kanë lajmëruar se varrimi i tij do të bëhet ditën e nesërme në varrezat e Sharrës.

“Me hidhërim të thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe babait tonë të dashur Durim Ylli. Varrimi bëhet nesër, më 27 Korrik, në Varrezat e Sharrës . Nisja nga shtëpia ora 11:00. Nga Familja”, thuhet në njoftim, duke mos dhënë më tepër detaje për shkaqet e ndarjes nga jeta.

Durim Ylli ishte i martuar me vajzën e ish-presidentit Alfren Moisiu, Ana Moisiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese