Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Zhvishet” Soreca, heq kollaren dhe vesh tutat e sportit për të luajtur futboll në Gjirokastër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori Soreca, i shoqëruar nga Ambasadori Austriak dhe Ambasadorja e Holandës, në kuadrin e veprimtarive “Javët e Evropës 2021”, kanë qëndruan disa ditë në qytetin e UNESCO-s në Gjirokastër, ku zhvilluan një zinxhir takimesh dhe veprimtarish kulturore e promovuese. 

Mbrëmjen e djeshme, mes skuadrës mix-e (femra-meshkuj) të futbollit të Delegacionit të B.E-së në Tiranë dhe ekipit të Bashkisë Gjirokastër, në përbërje të së cilës ishte përfshirë në rolin e sulmuesit edhe ministri dhe deputeti Bledi Çuçi, u zhvillua një ndeshje “ndërkombëtare” miqësore futbolli.  

Përveç Ambasadorit Luigi Soreca, në ekipin mix të ndërkombëtarëve me 7 lojtarë, ishin përfshirë edhe Ambasadori Austriak Christian Steiner dhe dy lojtare femra nga stafi i Delegacionit të BE. Ndërsa në ekipin përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës, përveç deputetit të qarkut, ministrit Bledi Çuçi në pozicion sulmues, ishin përfshirë kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi në pozicion mbrojtësi, nënkryetarja Jorida Muho dhe drejtorja e integrimit dhe ndihmës së huaj në këtë bashki Konstandina Çoparka.

Kjo ndeshje simbolike, që veç të tjerave shërbeu edhe si promovim i investimit për ndriçimin e stadiumit të vjetër të qytetit për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjes së ekipeve në orët e mbrëmjes, përfundoi me rezultatin e thellë 8 me 4 në favor të ekipit vendas të bashkisë.

Gazetarët dhe analistët sportivë vendas vlerësuan si lojtarin më të mirë në fushë Ambasadori Austriak Christian Steiner, Ministri Çuçi që luajti në rol sulmues, duke shënuar dy gola për ekipin vendas u cilësua si golashënuesi më i mirë dhe si lojtari më rezultativ, Ambasadori Soreca u vlerësua si lojtari më i mirë organizator, ndërsa kryebashkiaku Golemi si mbrojtësi më i mirë në fushën e lojës.  

Në përfundim të takimit, Ambasadori Soreca rezervoi një takim miqësor me gazetarët lokalë të pranishëm në këtë ndeshje të pazakontë futbolli dhe bëri me ta një fotografi. /Engjëll Serjani për newsbomb.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img