Hapësire reklamuese

Politikë

Zhvillohet sot Samiti i Parisit, Shqipëria dorëzon dy projekte

Shkruar nga Newsbomb

Në Paris të Francës do të organizohet sot Samiti në kuadër të “procesit të Berlinit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Do të jetë presidenti francez, François Hollande ai që do të presë kryeministrat e vendeve ballkanike, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hann. Emigracioni, çështjet e sigurisë, punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes të rinjve janë çështjet që do të diskutohen në Paris.

Shqipëria do të hedh në tyrezë dy projekte infrastrukturore me rëndësi për vendin, siç janë rehabilitimii i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i segmentit Tiranë-Rinas. Projekte do të paraqiten nga Serbia dhe vendet e tjera pjesëmarrëse.

Ky samit, i treti pas atyre të Berlinit dhe Vjenës, zhvillohet në një atmosferë krejt të ndryshme, pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll