Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zhvillohet seanca e 5-të në Hagë, avokati i Thaçit dhe Veselit kritika të ashpra: Po i mbani në burg, ndërkohë që Prokuroria s’është gati

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e 5-të në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli kanë pasur kritika të ashpra për Prokruroinë, pasi kjo e fundit nuk deklaroi ndonjë datë se kur mund t’i kryejnë hetimet paraprake.

Prosper tha se Prokuroria duhej të ishte gati pasi ka mbi një vit e gjysmë që e ka paraqitur aktakuzën.

“Prokuroria ka filluar punën para 5 viteve dhe duhej të ishte gati sepse ata e kanë paraqitur aktakuzën para 1 viti e gjysmë dhe ankohen se kanë punë tjera. Pse po e bëni aktakuzën atëherë? Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë kanë humbur lirinë sepse Prokuroria nuk është gati dhe ne po marrim materialin sipas tekave të tyre. Kjo është shqetësuese për ne dhe shkel të drejtat e njeriut”, tha ai.

Ai shtoi se ish-krerët e UÇK-së janë privuar nga prezumimi i pafajësisë.

“Janë privuar nga prezumimi i pafajësisë. Të gjithë klientët e tyre rrinë larg nga familjet dhe nuk e dinë tërësinë e akuzave, pikërisht për shkak se Prokuroria nuk është gati. Atëherë duhet të mblidhemi dhe ta shqyrtojmë lirimin me kusht për një të ardhme të parashikueshme dhe kur Prokuroria të jetë gati, të mblidhemi”, tha Prosper.

Edhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli u ankua për Prokurorinë.

“Këta burra rrinë në paraburgim kur Prokuroria po e akuzon mbrojtjen. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion për të gjykuar ndërmarrje të përbashkët kriminale”, tha Emmerson.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img