Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Zhvillohet konkursi ‘Sommelieri më i mirë shqiptar’ 2019, ja cilët janë fituesit (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Konkursi i njohur ‘Sommelieri më i mirë shqiptar’ 2019 u zhvillua në datat 6 dhe 7 dhjetor, ku morën pjesë 9 konkurentë.

Mësohet se ata konkuruan me njëri-tjetrin përgjatë dy ditëve, ku kaluan prova nga më të ndryshmet.

Konkurentë ishin Mirela Bajraktari, Enkeda Haxhiu, Irdi Lushi, Bledar Korkaj, Aldjola Lamaj, Saimir Ndreka, Gevin Gjoka, Donald Veliu dhe Klejdi Xheko.

Ndërkohë juria që i vlerësonte ishte e përbërë nga pjesëmarrës ndërkombëtarë si Presidenti ASPI e ish kampionit të botës (1978) Giuseppe Vaçarini, zv. Presidentit ASI William Wouters dhe themeluesit Club Sommelier e enogastronomit të famshëm Carmelo Sgandurra.

Pasi shqyrtoi skedat e vlerësimit, juria shpalli tre finalistët e konkursit, të cilët ishin: Enkeda Haxhiu, Irdi Lushi dhe Klejdi Xheko.

Ndërkohë pas provës së hapjes dhe shërbimit korrekt të shishes së verës me gaz, konkurentët u testuan edhe në provën e degustimit e përcaktimit të saktë të karakteristikave e prejardhjes së tre verërave dhe katër distilateve me kohëzgjatje 9 minuta.

Prova e dytë ishte e hapjes dhe shërbimit të verës si dhe pergatitja e kokteilit me kohëzgjatje 10 min duke vazhduar me korrigjimin e listës së verërave.

Në fund, juria arriti në rezulatin final duke vlerësuar me vendin e parë e fitoi Irdi Lushi , të dytin Enkeda Haxhiu dhe të tretin Kejdi Xheko.

79416631_746075579229855_636243196665397248_n.jpg79473686_2601066443450584_3089442036974092288_n.jpg79837614_2652739818144250_720115747518414848_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img