Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Zhvillimi i industrisë së ujit, Dukat nis eksportin në rajon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria është një vend me burime të konsiderueshme ujore. Ajo llogaritet të jetë në vendin e tretë në Europë për rezerva ujore për frymë. Burime nëntokësore dhe rrjedha sipërfaqësore ushqejnë sot dhjetra impiante që merren me përpunimin, ambalazhimin dhe tregtinë e ujit në shishe. Vitet e fundit industria e ujit në Shqipëri është duke u rritur dhe zhvilluar me hapa të shpejtë.

Konsumatorët janë tashmë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka cilësia dhe siguria e ujit në shëndetin e tyre. Për këtë arsye ata po i drejtohen gjithmonë dhe më shumë alternativës së ujit të ambalazhuar. Sipas Qendrës Botërore për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, uji i pijshëm nga çezma në Shqipëri nuk është i sigurt, pasi ka nivele te larta të ndotjes. 

Mungesa e sigurisë për të përdorur si ujë të pijshëm atë të rrjetit, kanë bërë që në Shqipëri të lulëzojë industria e ujit.

Kompanitë e ujit të ambalazhuar pohojnë se rritja vjen si pasojë e hapjes së ekonomisë, zbutjes së masave kufizuese dhe kërkesës në rritje. Si pasojë e këtyre faktorëve eksportet kanë shënuar rritje sidomos vitin e fundit. Sipas statistikave, eksportet për Europën janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, ndërsa me Kosovën janë dyfishuar. 

Së fundmi kompania Dukat ka lidhur marrëveshje me partnerë në Malin e Zi, duke bërë që ky produkt shqiptar “Made in Albania” të shpërndahet në disa qytete të vendit fqinj, veçanërisht gjatë sezonin turistik.

2 16

Pavarësisht vështirësive të tregtisë me Malin e Zi, Dukat ka arritur te thyej barrierat midis vendeve. Me vetëm dy vjet në tregun shqiptar, “Dukati”, ka marrë pëlqimin e konsumatorit vendas, dhe po i drejtohet tashmë tregjeve të huaja. Kompania shprehet e sigurt se ky produkt do të pranohet edhe nga konsumatori i huaj. Ata pohojnë se eksportet janë e ardhmja e kësaj industrie, ndaj dhe prodhimi për tregun e huaj do të jetë një orientim i saj. 

Më shumë

spot_img