
Ka përfunduar Asambleja e Partisë Socialiste, ku në fokus ishin aspekti strukturor i PS. Takimi u bë me dyer të mbyllura dhe zgjati vetëm 1 orë.
Pjesëmarrës ishin personalitetet kryesore të kësaj partie, të cilët u fotografuan të buzëqeshur krah njëri tjetrit. Vetëm pak minuta para fillimit të mbledhjes u përhap lajmi se Ministrja Delina Ibrahimaj ishte shkarkuar nga detyra.
Mirëpo, shumë shpejt pretendimet u hodhën poshtë nga vetë Rama dhe Ibrahimaj. Kjo e fundit theksoi se as nuk është dorëhequr dhe se as nuk është shkarkuar. Ndërsa kryeminstri i vendit kur u pyet nga gazetarët u përgjigj shkurt ‘Jo’, sa i përket shkarkimit të ministres.
Habia më e madhe ishte shkarkimi nga detyra i Daminan Gjiknurit, i cili është përfolur shumë kohë e fundit se firma e tij gjendet në aferën e inceneretorëve, duke hedhur dyshime se një tjetër zyrtar i lartë i PS, pas Ahmetaj është në telashe të mëdha.
Gjiknuri u largua i pari nga mbledhja duke treguar në këtë formë indinjatën e tij, pasi mesa duket vendimi i erdhi papritur. Dy vendimet me të rëndësishme që u morën ditën e sotme ishin ripozicioni i dy figurave të rëndësishme brenda PS, Blendi Çuçit dhe Blendi Klosit. Blendi Klosi u emërua në vend të Damian Gjiknurit, si sekretar i Përgjithshëm i PS-së. Ndërsa si kreu i grupit parlamentar të PS-së u caktua Bledi Çuçi, i cili zuri vendin e Ballës, tashmë ministër i Brendshëm.
Ndryshime të tjera priten brenda PS, pasi më 28 dhe 29 korrik, Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal në Tepelenë. Zyrtarisht është thënë se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Ndërsa në shtator do të mblidhet kongersi i PS.
Partita Socialiste kohët e fundit gjendet në një pozitë të vështirë, për shkak të arrestimeve të njëpasnjëshme të zyrtarëve të rëndësishëm, duke kthyer një domosdoshmëri ‘shkundjen’ e partisë.