Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Zhvillim i rëndësishëm”, mediat greke: Rama drejt njohjes së Belerit si kryebashkiak

Shkruar nga Newsbomb
“Zhvillim i rëndësishëm”, mediat greke: Rama drejt

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme me anë të një psotimi në rrjetet sociale tha se Jorgo Goro, i cili humbi zgjedhjet e 14 majit nuk mund të qëndrojë më në postin si kreu aktual i bashkisë së Himarës, pasi nuk ka ligjitimitet.

“Kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, shkruante Rama në postimin e tij.

Mirëpo këtë deklaratë mediat greke e quajnë “fitore” të Kyriakos Mitsotakis, i cili vazhdimisht i ka bërë presion Shqipërisë për çështjen e Fredi Belerit dhe e quajnë reagimin e Ramës si një zhvillim shumë të rëndësishëm.

“CNN Greece” shkruan se teksa Rama pranon se Goro nuk mund të qëndrojë më në detyrë, kjo tregon se ai njeh Fredi Belerin si kryetar të Bashkisë.

“Protothema.gr”, shkruan se ky reagim i Ramës vjen pas diskutimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu hapur se do të bllokonte Shqiëprinë në rrugën për anëtarësimin në BE dhe shkak ishte “çështja Beleri”.

Lexo edhe: Çështja Beleri, Rama: Jorgo Goro s’mund të qëndrojë më në detyrë si kryetar i Himarës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed