Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Zhvillim i papritur: Edi Rama “braktis” Asamblenë e PS që mblidhet sot, kryeministri niset me avion nga Rinasi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet sot për të miratuar projekt-vendimin për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm dhe analizën post-zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.

Vetë Rama është shprehur se Kongresi do të mbahet në 12 qershor.

Takimi online do të mbahet në orën 17.30. Por, pak orë para nisjes së saj bëhet me dije se kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk do të marrë pjesë në të. Ai nuk do të jetë sot në mbledhjen e një prej forumeve më të larta të Partisë.

Mësohet se kryeministri shqiptar do të udhëtojë sot drejt Turqisë, nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Punimet e Asamblesë në mungesë të Edi Ramës do të drejtohen nga nurmi 2 i kësja force politike, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Edi Ramës në Turqi, pasi nga Kryeministria nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për vizitë në shtetin me të cilin Shqipëria ka vendosur “bashkëpunim strategjik”.  

Janë rreth 400 anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste që do të marrin pjesë online në takimin e sotëm, ndërsa deri tani nuk ka asnjë informacion të qartë nëse Rama nuk do të marrë pjesë fare gjatë punimeve, apo do t’i ndjekë ato online nga Turqia.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img