Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Zhvendosja e instalacionit të ABC-së, “Kliti Kallamata”, Elida Jorgoni, Martin Mano, të gjithë kundër modernizimit të Mësonjëtores së Korçës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1816eba1e60a13ff803660c350305e09

Pas rikonstruksionit të ndërtesës së Mësonjëtores së Korçës është evidentuar zhvendosja e instalacionit te ABC-së nga pjesa qendrore e oborrit.

“ABC-ja” ishte kthyer në verpër të qytetit, shkronjat qëndronin mbi fletën e bardhë, para oborrit të Mësonjëtores, ndërsa tani janë lënë në “hije”, në pjesën anësore të godinës.

Ndryshimi i pamjes historike të monumentit të kulturës ka sjelle indinjatën e shumë qytetarëve, aktivistëve dhe arkitektëve.

Janë shprehur kundër ndryshimit dhe modernizimit Elida Jorgoni, aktiviste e cështjeve kombëtare, mjeku kardiolog Martin Mano dhe shumë personalitete të tjera.

Gjithashtu në profilin e arkitektit Kliti Kallamata është bërë një postim nga familjarët, ku shprehen të indinjuar nga ndryshimi.

“Kur shkatërrimin dhe lustrat si “Walt Disney”, injorantet i quajnë “restaurim”” shkruhet në një postim.

“Mesonjetorja u zhduk! Te mallkuarit, cdo vit e me shume e lanë qytetin pa të shkuar e pa të ardhme,” thuhet në një postim tjetër.

Kliti Kallamata ka qenë një ndër arkitektët e ABC-së. Ai ndërroi jetë në dhjetor të 2020, por si duket familjarët janë prekur nga ky modernizim.

Në lidhje me këtë çështje reagime të shumta ka pasur edhe mjeku Mano.

“Ore do e kuptoni që nuk shkohej me këto rraqe në Evropë apo si?! Duhen ca karrige plastike rozë dhe banga shumëformëshe” shkruan ai në një postim me ironi, teksa poston foto se si ishte Mësonjëtorja në Korçë dhe sesi është bërë.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe është monument kulture i kategorisë së parë, e hapur më 7 mars 1887 nga mësuesi patriot Pandeli Sotiri. Pas dëmeve nga tërmeti i qershorit 2019, godina iu nënshtruar restaurimit të plotë.

 

Reagimet në rrjetet sociale:

Screenshot_2.pngScreenshot_1.pngScreenshot_3.pngScreenshot_6.pngScreenshot_4.pngScreenshot_5.pngScreenshot_7.png

Më shumë

spot_img
spot_img