Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zhvarrosen 3 oficerët e policisë që u vranë në krye të detyrës, nesër do bëhet varrimi i tyre në “Varrezat e Dëshmorëve”

Shkruar nga Newsbomb
Zhvarrosen 3 oficerët e policisë që u vranë në krye

Tre oficerë policie të vrarë në krye të detyrës janë zhvarrosur sot, pasi nesër do të bëhet varrimi i tyre në varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

Janë zhvarrosur për tu prehur në Varrezat e Dëshmorëve, Elham Elezi, Rufan Hakrama i vrarë në 2018 dhe Artan Cuku.

Në nderim të 3 deshmorëve të Atdheut ditën e sotme u mbajt një ceremoni në repartin e FNSH.

Në 5 maj Ditën e Dëshmorëve tre oficerët të shpallur “Dëshmorë të Atdheut” do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

Kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu