Zhurma në Kuvend, ironizon Braçe: Duhet të flasim ose të qajmë për Sali Berishën
Shkruar nga Newsbomb
Deputeti Erion Braçe ka ironizuar situatën e krijuar në Kuvend, ku edhe sot në nisjen e sesionit të ri parlamentar pati zhurmë dhe kaos, e krijuar nga opozita.
Braçe shkruan se prej më shumë se dy muajsh seancat plenare janë zhvilluar mes zhurmës, e ku ka qenë e pamundur që deputetët të mbjanë fjalime apo të diskutojnë për çështje që janë në rendin e ditës.
Ai me ironi shkruan se opozita kërkon të flasë ose të qajë vetëm për Sali Berishën, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për "korrupsion pasiv" në lidhje me aferën e kompleksit “Partizani”.
“Cajkovski ne Parlamentin e Shqiperise; zhurma e re e nje opozite qe urren parlamentin! Prej dy muajsh fjalen se le zhurma dhe ka vec nje kusht: ose qani e vajtoni per salih berishen, ose nuk ju leme te flisni! Gjie tjeter sn le kush te bejme-sipas tyre”, shkruan Braçe në postimin e tij.