Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Zhgënjimi dhe trishtimi mes nesh është i madh”, Genc Deromemaj mesazh demokratëve të Vlorës: Të analizojmë me qetësi të gjitha ato që duhet t’i kishim bërë më mirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Genc Deromemaj, kryetar i PD-së së Vlorës iu drejtohet me një mesazh falenderimi por edhe reflektimi gjithë demokratëve të qarkut, të cilët në këto zgjedhje votuan kandidatët e djathtë.

Ai shkruan se zhgënjimi dhe trishtimi mes tyre është i madh dhe i natyrshëm, por kërkon që të mos humbasë besimi në misionin e madh historik që ka PD, sipas tij, për t’i dhënë goditjen e fundit një regjimi, që ka përvetësuar më të këqijat nga regjimet autoritare dhe asgjë të mirë nga sistemet demokratike.

“Unë ju ftoj, që të vazhdojmë të jemi bashkë, të analizojmë me qetësi e përgjegjësi të gjitha ato që duhet t’i kishim bërë më mirë, të presim me durim përfundimin e grumbullimit të të gjitha padrejtësive që na janë bërë gjatë votimit, të shohim njëri tjetrin në sy se çfarë bëri gjithsecili prej nesh për t’i fituar këto zgjedhje pa i drejtuar gishtin askujt dhe të përgatitemi për luftën finale kundër regjimit”, shkruan Genc Deromemaj.

Më tej, kryetari i PD-së së Vlorës shkruan se ata shënuam një rritje historike votash në këto zgjedhje në raport me kundërshtarin, i cili sipas tij humbi më shumë se 6 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Mesazhi i Genc Deromemaj:

Është një detyrim sa politik aq edhe qytetar e moral që të ndaj me ju mesazhin përmbyllës të një fushate, por jo të rrugëtimit tonë të përbashkët deri në përmbysjen e regjimit, i cili me mënyrën si veproi në këto zgjedhje, nuk la më asnjë dyshim se është i tillë dhe i rrezikshëm për fatin e Shqipërisë e të Shqiptarëve.

Sinqerisht dua t’ju falenderoj të gjithëve pa përjashtim, anëtarëve e simpatizantëve, por edhe atyre jashtë radhëve tona, që na mbështetën e na votuan më 25 prill, duke na parë si një shpresë për ndryshim, për rotacion jo thjesht dhe vetëm politik.

Përballë regjimit “grusht bashkuar rreth udhëheqësit të Partisë”, i cili i përdori të gjitha format për të na mundur, që nga përdorimi i vaksinave për vota e deri te mbyllja e kufijve për emigrantët.

Ju treguat dinjitet e besim të patundur se të gjithë keni brenda jush, shpresën e madhe për të fituar për veten, Vlorën e Shqipërinë.

Ne shënuam një rritje historike votash në raport me kundërshtarin tonë, i cili edhe pse pretendon se gjoja ka investuar 1 miliard euro në Vlorë apo dhe bëri “merkato” politike, humbi më shumë se 6 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Orë pas ore, ditë pas dite, denoncim pas denoncimi, jo vetëm Shqiptarët, por edhe Ndërkombëtarët po njihen e do njihen me masakrën e votave të kryer para dhe gjatë 25 prillit.

Ky nuk është justifikim dhe as ikje nga përgjegjësitë për ato që mund t’i kishim bërë më mirë e me më vendosmëri, por është njohja me të vërtetën, që ajo të mos përsëritet më në një vend që aspiron të integrohet në BE, por voton akoma me rregullat e lojës së më të fortit, me pushtet e me para, duke deformuar votën e për pasojë Demokracinë.

Zhgënjimi dhe trishtimi mes nesh është i madh dhe i natyrshëm, por nuk duhet të humbasim besimin në forcën tonë, në moralin tonë dhe në misionin e madh historik që ka partia jonë, për t’i dhënë goditjen e fundit një regjimi, që ka përvetësuar më të këqijat nga regjimet autoritare dhe asgjë të mirë nga sistemet demokratike.

Unë ju ftoj, që të vazhdojmë të jemi bashkë, të analizojmë me qetësi e përgjegjësi të gjitha ato që duhet t’i kishim bërë më mirë, të presim me durim përfundimin e grumbullimit të të gjitha padrejtësive që na janë bërë gjatë votimit, të shohim njëri tjetrin në sy se çfarë bëri gjithsecili prej nesh për t’i fituar këto zgjedhje pa i drejtuar gishtin askujt dhe të përgatitemi për luftën finale kundër regjimit.

Vlora i ka sytë nga Ne dhe Ne nuk duhet ta braktisim e ta lëmë në ankandin e koncesioneve e të zhvatjes nga regjimi i cili sot më shumë se kurrë rri në pushtet me paratë e oligarkëve dhe për llogari të tyre.

Edhe njëherë Ju Falemnderit të gjithëve për kontributin e dhënë, për mbështetjen që na dhatë, për besimin që treguat!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img