Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Zhgarravitën makinat zyrtare, Policia e Kosovës arreston 8 aktivistë, mes tyre dhe bashkëshorti-politikan i Besa Shahinit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë janë arrestuar nga Policia. Mësohet se ata kanë protestuar për të kundërshtuar taksën shtesë për regjistrimin e makianve në Kosovë, të cilën e konsiderojnë të padrejtë dhe zhvatje.

Aktivistët e PSD dhe kryetari i saj Dardan Molliqaj, janë prangosur nga Policia pasi kanë zhgarravitur dhe u kanë vendosur etiketa makinave shtëëtërore. Molliqaj është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shehini.

“Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton shefin e tyre. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.

Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD.

Më shumë

spot_img
spot_img