Në emisionin e sotëm “Opinion”, teksa të pranishmit kanë qenë duke folur për rebelimin e Ben Blushit brenda Partisë Socialiste, analisti Artur Zheji ka hedhur dyshime, nëse kjo mund të ishte një temë e gjetur për ditën e enjte.
“Nuk di a ke bërë mirë që e ke zgjedhur këtë temë për të enjten, sepse nuk mendoj që mban diskutim”, ka thene Zheji.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesit të emisionit i cili duke i zgjatur telefonin e tij celular i është përgjigjur Zhejit me fjalinë: “Do ta shikosh a kam bërë mirë”?
Në celularin e Blendi Fevziut me sa duket janë matjet e audiencës, të cilat prezantuesi i ka ofruar me shumë kënaqësi t’i ndajë me panelin, shkruan opinion.al.