Hapësire reklamuese

Politikë

Zheji: SPAK nuk përdoret, merr urdhëra nga Washingtoni

Shkruar nga Newsbomb
Zheji: SPAK nuk përdoret, merr urdhëra nga Washingtoni

Analisti Artur Zheji i ka dalë në krah SPAK dhe ka thënë se nuk përdoret dhe nuk bën politikë.

Në “Abcnews”, Zheji u shpreh se SPAK ësthë stacioni i parë që do godasë sistemin politik majtas dhe djathas.

Ai beson se SPAK merr urdhëra nga Washingtoni dhe nuk përdoret nga qeveria, siç pretendojnë disa autorë të politikës shqiptare.

“Unë mendoj që, dhe e kam mbështetur deri tani SPAK, që është një organizëm i ngritur nga amerikanët, i garantuar nga amerikanët. Mendoj që, ndoshta, e vetmja gjë që mund të kenë bërë, duke qenë të intimiduar dhe nën presionin e gjithë kësaj gjëje të doktorit, ata e kanë pasur dosjen e Rakip Sulit, mund ta fermentonin edhe disa javë, por e kanë nxjerrë tani, po e avancojnë tani. Nëse pranon që SPAK po bën politikë, që SPAK është i përdorur apo i përdorshëm, unë nuk e besoj këtë gjë.

SPAK është stacioni i parë që do godasë sistemin politik shqiptar majtas edhe djathtas. Mendoj që ka urdhra që vijnë nga aty ku janë sot tani, nga Uashingtoni, që të vënë buldozerin, ku kanë prova të godasin, majtas apo djathtas. Pasi të bëhet ky rrafshim me buldozer nga SPAK, mund të fillojë marshimi i anti-politikës”, u shpreh analisti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese