Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, flet nëna e autorit të dyshuar: Kush më thotë ku janë, i jap jetën. Motra e Klementit: Babai po kërkon në mal

spot_img

Lajme të ngjashëm

227d98cd5a2a41bbc409dffe01824c08

Nëna e Daniel Pepajt, autori i dyshuar i vrasjes së Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt, ka thënë se është gati të japë jetën për atë që i thotë se ku është djali dhe dy personat e tjerë. Daniel Pepaj, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj prej ditësh janë deklaruar të zhdukur, ndërsa dyshohet se janë vrarë në mal nga Danieli.

“Burri (Rrok Pepaj) është në polici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të vdekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s’kemi nga policia. Unë jam e sëmurë, jam në varr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe”, ka thënë nëna e Danielit, për Report TV.

Ndërkohë, motra e Klementit ka thënë se babai i saj është në mal ende duke kërkuar për të vëllanë. “Babai është në mal tani. Me policinë është duke e kërkuar. Është një zone e pabanuar, shumë lart në Malësi”, ka thënë ajo.

Dyshimet janë se Danieli ka shkuar në Malin e Zi dhe ndodhet i strehuar atje, ndaj Policia shqiptare ka nisur vendosjen e kontakteve me homologët atje për të gjurmuar dhe kapur autorin e dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve.

Ndërkohë, në fshatin Vrith në Malësi, familja e Daniel Pepaj është ngujuar nga frika e gjakmarrjes pasi familjarët e Vilson Çutajt kanë vendosur ultimatum për të treguar se çfarë ka ndodhur mes tre të rinjve, ultimatum i cili tashmë ka përfunduar.

Lexo edhe: Daniel Pepaj dyshohet se vrau dy kushërinjtë dhe telefonoi vëllanë në Itali

Screenshot_1.jpg
Screenshot_2_copy_copy.jpg
Screenshot_3_copy.jpg

Më shumë

spot_img