Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
32 %
2.6kmh
0 %
Die
2 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Zhdukja e të rinjve në Malësinë e Madhe, Daniel Pepaj dyshohet se thirri kushërinjtë në parcelën me hashash dhe i vrau

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Daniel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj prej dy ditësh rezultojnë të zhdukur, ndërsa dyshohet se janë vrarë në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe për parcelat me hashash.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se pak ditë para zhdukjes së tre të rinjve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj kanë marrë peng Danielin dhe e kanë dhunuar në një nga parcelat me hashash. Ndërkohë, ditën e zhdukjes së tre të rinjve, banorët e fshatit kanë thënë në Polici se kanë parë Danielin të lëvizte me armë.

Këtu janë ngritur dyshimet se 25 vjeçari Daniel Pepaj ka thirrur në një nga parcelat me drogë Klement Pepajn 21 vjeç dhe Vilson Çutaj 37 vjeç dhe i ka vrarë të dy. Pasi familjarët e tre të rinjve kanë bërë kallëzim në Polici, në zonë kanë shkuar forca dhe efektivë të shumtë, të cilët po krehin zonën dhe po kërkonte tre të zhdukurit.

Sipas këtyre burimeve, Daniel Pepaj pasi ka vrarë dy të afërmit e tij është arratisur drejt Malit të Zi. Të shtunën në mbrëmjen Danieli është parë në Shkodër duke lëvizur me makinë. Babai i Klementit, Nush Pepaj, ka thënë se celulari i djalit të tij mbrëmjen e të shtunës ka dhënë sinjal për herë të fundit në zonën e Razmes.

Banorët e fshatit janë angazhuar bashkë me policinë në operacionin për gjetjen e tre të rinjve, të afërm me njëri-tjetrin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img